Letra e krerëve të UÇK-së, Behrami: Gjykata Speciale e ka agjendë politike dënimin e Thaçit dhe të tjerëve - NACIONALE

Letra e krerëve të UÇK-së, Behrami: Gjykata Speciale e ka agjendë politike dënimin e Thaçit dhe të tjerëve

1 javë më parë

nga NACIONALE

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami, ka reaguar pas letrës që krerët e UÇK-së ia kanë dërguar gjyqtarëve, duke iu kërkuar të mos ia mbajnë anën Prokurorisë.

Behrami ka thënë se në një shtet normal këtë letër do të duhej ta shkruanin liderët e shtetit.

Postimi:

Krerët e UÇK-së janë krejtësisht të vetmuar në betejën kundër ndërrimit të historisë që po ndodh në Hagë!

Gjykata Speciale, Prokuroria e Gjykatës, Paneli Gjyqësor, Dhomat Kushtetuese, Ombudspersoni, gardianët kanë vetëm një agjendë politike të përbashkët: dënimin e krerëve të UÇK-së me çdo kusht me çdo mjet, me çdo çmim, duke shkelur mbi ligjin, mbi dinjitetin e dëshmitarëve, mbi njerëz të vdekur!

Letrën e krerëve të UÇK-së për panelin gjyqësor, në një shtet normal e kishin shkruar institucionet e Kosovës!

Por, Albini/Vjosa/Donika janë të zënë për të goditur Prokurorinë Speciale të Kosovës që çdo ditë po ua shpalos hajnitë multimlionëshe!

Pikërisht në këtë temë dëshmohet që kësaj treshe nuk i ha palla për interesin shtetëror, por vetëm për të mbrojtur Martinat, Nagipat, Pecat!

Lajme të ngjashme