Kush ndalohej nga UÇK-ja? Remi thotë se nuk kishte asnjë plan, por ishin persona që dëmtonin misionin për liri
Komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa, po vazhdon dëshminë e tij në Gjykatën Speciale të Hagës.
Ai është pyetur për ndalimin e bashkëpunëtorëve nëpër qendra të ndalimit.
Remi ka thënë se nuk ka pasur ndonjë plan e as urdhër nga shtabi i përgjithshëm për ndalimin e personave.
Sipas tij, rastet hapeshin nga fshatarët.
Nacionale sjell përgjigjet e plota të Rrustem Mustafës:
Prokurorja: A iu kujtohet që shtabi ka thënë si duhet të silleni me bashkëpunëtorët?
Rrustem Mustafa: Në atë gjykim që kam qenë e kam parë një dokument që ka qarkulluar për personat e ndaluar. Por diskutime në shtab nuk ka pasur, së paku jo kur unë isha aty.
Prokurorja: A e keni fjalën për komunikatat?
Rrustem Mustafa: Është një udhëzim është paraqitur në seancat e mëhershme. Ju kam thënë që gjatë procesit që kemi kaluar qëndroj prapa të gjitha atyre që kam thënë.
Prokurorja: Çfarë thuhej në komunikata për bashkëpunëtorët?
Rrustem Mustafa: Nuk mund të flas specifikisht, por me siguri se është parashikuar që mund të rrezikojnë trupat tona. Dhe të kemi kujdes për ta.
Prokurorja: Komunikatat a përmbanin paralajmërime për bashkëpunëtorët?
Rrustem Mustafa: Ato janë publike, nuk më kujtohen por komunikatat kanë qenë edhe më një dozë propagandastike për me forcu veten dhe angazhimin tonë për lirinë e vendit.
Prokurorja: Kur vendosi shtabi i përgjithshëm për ndalimin e bashkëpunëtorëve. Ka pasur komunikata ku ka pasur edhe paralajmërime dhe këto i kemi përdorur. Me sa më kujtohet që nga të parat janë dhënë paralajmërime. A është e sakt ëkjo?
Rrustem Mustafa: Po, mirëpo tani po flasim për vitin 1996-1997.
Prokurorja: A ka dhënë udhëzime shtabi për ndalimin e bashkëpunëtorëve?
Rrustem Mustafa: Nuk e mbaj në mend
Prokurorja: A ke qenë në ndonjë takim ku është diskutuar kjo?
Rrustem Mustafa: Ka pasur tema shumë më të rënëdsishme për ne, nuk e kujtoj.
Prokurorja: Ju thatë se keni qenë personalisht i rëndësishëm kur janë marrë vendime në shtab për bashkëpunëtorët. Në cilin forum është diskutuar? Përgjigja e juaj është: nuk është një pikë që ishte me interes për zonën time dhe nuk mbaj në mend, por ky urdhër na u paraqit.
Rrustem Mustafa: Ka qenë në takim Jakup Krasniqi, Ramë Buja apo edhe dikush por që nuk e mbaj në mend.
Prokurorja: A iu kërkuan ta shpërndani te komandantët urdhrin për bashkëpunëtorët?
Rrustem Mustafa: Nuk besoj që kemi folur për ato detaje.
Prokurorja: Kush e kishte autoritetin të urdhëronte që dikush të arrestohej?
Rrustem Mustafa: Komandanti i zonës dhe komandantët e brigadave me siguri. Unë nuk e di që na është thanë kush ka të drejtë nga shtabi i përgjitshëm.
Prokurorja: Komanda e zonës ka marrë vendime konkrete në raste të caktuara se kush duhej arrestuar?
Rrustem Mustafa: Nuk më kujtohet detajisht, por është paraqitur rasti ku ka ndërhyrje nga këta persona dhe janë marrë aty për aty ato vendime. Jo që kemi pasur strategji për ndjekjen e tyre. Gjatë gjithë luftës është numër i vogël i njerëzve.
Prokurorja: Cfarë procesi ndiqej kur kryhej një arrestim?
Rrustem Mustafa: Nuk ka pasur proces, ka qenë thjeshtë ndalim për ta mos dëmtuar misionin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Prokurorja: Kush i ekzekutonte urdhër-arrestimet?
Rrustem Mustafa: Nuk ka pasur urdhër-arreste, por është paraqitur rasti se një person është problematik në një fshat dhe kemi ndërmarrë arrestimin. Nuk ka pas trupa apo njësi për me arrestu dikënd.
Prokurorja: Kush do ta kryente këtë ndalim fizikisht?
Rrustem Mustafa: Policia.