Kryeprokurori Isufaj takohet me Altin Dumanin e SPAK-ut, zotohen për bashkëpunim
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, e ka pritur në takim Altin Dumanin, drejtuesin e SPAK-ut.
Kjo është bërë e ditur me një komunikatë për media.
Njoftimi:
Kryeprokurori Isufaj pret në takim drejtuesin e SPAK-ut, Altin Dumani
Prishtinë, 10 Shtator 2025 - Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, z. Blerim Isufaj, priti të mërkurën në një takim pune drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Orgnizuar, z.Altin Dumani.
Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e sundimit të ligjit, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e koordinimit në hetimet e përbashkëta.
z.Dumani ritheksoi përkushtimin e SPAK-ut për të mbështetur Prokurorinë Speciale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ndërsa, z. Isufaj shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke theksuar se Prokuroria Speciale mbetet një shtyllë e fortë dhe e palëkundur e sistemit të drejtësisë në vend.