Krasniqi për dënimin e Pjetër Shalës: Vazhdimësi e verdikteve drakoniane ndaj çlirimtarëve tanë - NACIONALE

Krasniqi për dënimin e Pjetër Shalës: Vazhdimësi e verdikteve drakoniane ndaj çlirimtarëve tanë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, duke reaguar për dënimin e ish-komandatit të UÇK-së, Pjetër Shala nga Gjykata Speciale, ka thënë se luftën e UÇK-së askush nuk mund ta ndryshojë dhe rishkruajë.

Krasniqi ka thënë se janë të indinjuar me verditiktin, por besojnë në drejtësi dhe besojnë se ajo do të triumfojë.

Ndonëse të indinjuar me këtë verdikt, drejtësisë i kemi besuar gjithmonë, andaj besojmë edhe sot se drejtësia dhe e vërteta, do të triumfojnë herët a vonë.” – ka shkruar ai në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Vendimi i sotëm i Gjykatës Speciale për dënimin e Pjetër Shalës me 18 vite burg, është vazhdimësi e verdikteve drakoniane ndaj çlirimtarëve tanë, të cilët luftuan vetëm për një qëllim - LIRINË e popullit tonë.

Lufta e UÇK-së është pjesa më e lavdishme e historisë së Kosovës, të cilën askush dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë e ta rishkruajë.

Ndonëse të indinjuar me këtë verdikt, drejtësisë i kemi besuar gjithmonë, andaj besojmë edhe sot se drejtësia dhe e vërteta, do të triumfojnë herët a vonë.

Lajme të ngjashme