Kërkesa e Thaçit për Trupin Gjykuese: Vendimi të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe provat
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur një kërkese ndaj Trupit Gjykues të Dhomave të Specializuar.
Në fund të fjalës së tij përmbyllëse, ai ka kërkuar që verdikti përfundimtar të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Ai ka vlerësuar se i vetmi verdikt i drejt është pafajësia e plotë.
“Gjatë gjithë jetës sime unë isha përkrah popullit të Kosovës në mbrojtje të lirisë, jetës dhe dinjitetit njerëzor. Gjithmonë duke u udhëhequr nga idealet perëndimore të demokracisë, barazisë dhe drejtësisë. Sot në përfundim të këtij procesi, e kam vetëm një lutje të nderuar gjyqtarë për ju, që vendimi juaj të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ligjet, provat dhe faktet dhe provat e paraqitura e bëjnë shumë të qartë se akuzat nuk qëndrojnë. Prandaj, i vetmi vendim i drejtë është pafajësia e plotë”, ka thënë ai.