Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, janë raportuar katër raste të dhunës në familje.
Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.
Tri raste janë raportuar në Prishtinë dhe një në Prizren.
RASTET:
Prishtinë 03.04.2023 – 08:50.
Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull. I dyshuari gjendet në arrati, rasti është duke u hetuar.
Prishtinë 03.04.2023 – 12:30.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka shkaktuar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka marrë tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Hajvali 03.04.2023 – 19:05.
Raportohet se janë shoqëruar ne stacion viktima femer kosovare dhe i dyshuari mashkull kosovar pasi qe te njëjtit kishin mosmarrëveshje në mes tyre. Lidhur me rastin në konsultim me prokurorin pas intervistimit palët janë liruar në procedurë të rregullt.
Prizren 03.04.2023 – 20:00.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka shkaktuar dhunë psiqike ndaj viktimës femer kosovare. I dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit me 0.83 promilë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.