Jehonë e madhe në Serbi për kërkesën e Prokurorisë për dënim me 180 vjet të ish-krerëve të UÇK-së, eskalojnë në akuza
Tituj me kualifikime të rënda, propagandë, gjuhë urrejtëse me jehonë dhe shpërndarje të madhe. Kështu mediat në Serbi, kryesisht ato të afiliuara me shtetin serb, kanë vërshuar ballina prej Radio Televizionit të Serbisë e teposhtë pas kërkesës marramendëse të Prokurorisë së Specializuar për dënim me nga 45 vite për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të akuzuar për krime lufte në Gjykatën Speciale.
RTS, lajmet e të cilës shkruhen në zyrat e partisë-shtet të Serbisë, i ka kushtuar ballinën kryesore lajmit për kërkesën e prokurorisë që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, marrë së bashku, të jenë të dënuar me 180 vite.
Lajmi në RTS është i kryer pa i kualifikuar fare për pretendime, por si fakt të kryer se “e ashtuquajtura UÇK-ja ka kryer krime deri në shkurt të 1999 në më shumë se 40 vendndhoje...vrasje, kidpanime ndaj serbëve dhe jo-shqiptarëve, si dhe shqiptarëve që s’pranonin t’i ndihmonin”.
Portale dhe tabloide në dhjetëra si “Alo”, “Informer” e “Novosti”, “Blic” (etj.) po ashtu i kanë vazhduar riprodhimet me tituj në gjuhë urrejtëse.
“Terorristët e UÇK-së...45 vite burg”.
Tituj këto të riprodhuara edhe nëpër rrjete dhe platforma sociale.
Kërkesa e Prokurorisë së Specializuar...
Kryeprokurorja e Hagës, Kimberly West, ka mbajtur fjalën e saj në seancën e Gjykatës Speciale në rastin e krerëve të UÇK-së.
Ajo ka kërkuar dënim me nga 45 vjet burg për secilin prej krerëve të UÇK-së.
“ZPS-ja kërkon vendim dënimin e personave konkret, jo për shtabin e përgjithshëm, por për persona konkretë. ZPS-ja kërkon dënim për të gjithë pikat e aktakuzës, prej 45 vitesh, mbështetur në kontributet individuale, të kryera prej secilit prej personave. Këto krime janë lufte, krime kundër njerëzimit, e janë të rënda në natyrë, e këto akuza, nuk e kanë humbur vlerën e tyre me kalimin e kohës. Mbeten shumë të rënda”, ka thënë ajo, raporton Nacionale.
Ajo madje, ka gjetur vërejtjet edhe në dëshmitë e emrave si Wesley Clark e James Rubin.
“Këto krime janë kryer, dhe se të akuzuarit mbajnë përgjegjësi ligjore për to. Gjykata ka dëgjuar dëshmi drejtpërdrejtë nga disa dëshmitarë, 7 të mbrojtjes, ndërkombëtarë, të cilët ishin përfshirë në përpjekje për të sjellur paqe dhe administrim të Kosovës. Por, ndërkohë që përfshirja e tyre në këtë çështje, konstatimet e tyre kanë vlerë, puna e gjykatës është e ndryshme. Shtatë ndërkombëtarët kanë pasur pak informacion, nuk e kanë folur gjuhën, kanë ndërpveruar vetëm për pak herë me aktorët kryesorë, nuk kanë parë asnjëherë rregullore e komunikata të UÇK-së”, tha West më tutje.
Kryeprokurorja foli për një grup të organizuar në Kosovë, që sipas saj, ka synuar frikësimin e dëshmitarëve.
“Duke i dëshmuar se Gjykata Speciale është simbol për drejtësi. Kemi dëshmuar se klima e frikësimit mund të menaxhohet, jemi bërë gjykatë e suksesshme në një periudhë të shkurtër. Çdo avokat i ri që ka qenë në këtë gjykatë, e ka dëshmuar dhe ka mësuar shumë prej kësaj përvoje. Një falënderim për ata që kanë marrë barrën për sundimin e ligjit, popullit të Kosovës, viktimat e dëshmitarët që kanë ardhur përpara kësaj gjykate për të dhënë dëshmi, pavarësisht frikës, kërcënimeve, stigmës, këtyre situatave me të cilën janë përballur nga një grup i kufizuar, por me zë në Kosovë, pavarësisht të gjitha pengesave kanë përzgjedhur të bashkëpunojnë me zyrën time. Të gjitha i kanë bërë për të ndihmuar për të krijuar në historikun e besueshëm, ku mbi 100 persona janë vrarë, e qindra të tjerë janë abuzuar në përreth 50 kampe ndalimi. Kjo çështje ka të bëjë për të ushtruar kontroll në gjithë Kosovën. Pavarësisht të gjithave, dëshmitarët rrezikuan për të ardhur këtu, për të përshkruar trishtimin e tyre, ndjenjat e mërzisë e tragjedisë për humbjen e anëtarëve të tyre”, tha ajo.