"Je penduar për ato që ke bërë?" Përgjigja e 'Kobrës' kur u pyet rreth jetës kriminale - NACIONALE

"Je penduar për ato që ke bërë?" Përgjigja e 'Kobrës' kur u pyet rreth jetës kriminale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjashtë të dyshuar, përfshirë "Kobran", janë dërguar në mbajtje nën dyshimet për vrasjen e një të riu nga Shqipëria dhe plagosjen e një tjetri.

Ngjarja ka ndodhur të hënën mbrëma në Prizren, derisa përleshja fillimisht ka nisur në lokalin "Kobra City", për të përfunduar tragjikisht në një rrugë qyteti.

Viktima është 31-vjeçari me emrin Visart Cenga, me origjinë nga fshati Shtiqen i Kukësit.

Sipas burimeve të Nacionales, ai nga viti 2005 ishte zhvendosur nga fshati për në qytetin e Kukësit bashkë me familjen.

Por që një kohë Cengu ishte zhvendosë për në Francë.

Ai ishte vëlla i dy motrave.

Si ndodhi rasti?

I dyshuari kryesor sipas hetuesisë besohet të jetë kosovari Dibran Hoxhaj i njohur ndryshe si Kobra. Bashkë me Dibranin janë edhe pesë persona të tjerë që po intervistohen nga Policia.

Për Nacionalen detaje për këtë ngjarje ka dhënë prokurorja e rastit.

Sipas prokurores së rastit Nazan Shero i dyshuari Dibran Hoxhaj bashkë me disa të tjerë po e vazhdojnë intervistimin në stacionin e Policisë në Prizren.

"Jemi në hetime e sipër. Ende nuk kemi asgjë konrete. Të gjitha veprimet hetimore jemi duke i ndërmarrë. Nuk mundem asgjë tjetër me iu konfirmu. Të gjithë ata që kanë qenë prezent, edhe Dibrani edhe të tjerët janë duke u intervistuar. Ekspertiza do të tregojë se si u vra”, ka thënë Shero për Nacionalen.

"Kobra" shprehte pendim për krimet në të kaluarën

Dibran Hoxhaj, apo "Kobra", njihej si një karakter interneti, ku shpeshherë hapej rreth të kaluarës së tij kriminale, duke thënë se kishte kryer 196 vepra penale, edhe pse sipas policisë ai ka kryer vetëm 16 të tilla.

Ai thotë se "shumica e problemeve kanë ardhur pas hapjes së lokalit 'Kobra City'", pikërisht aty ku filloi sherri.

Në diskutim e sipër, prezantuesja e emisionit "Shqipëria Live", pyet "Kobrën": "Je penduar për ato që ke bërë, kur kthehesh pas dhe i sheh?" duke aluduar në veprat kriminale të tij.

"Normal që jam pendu", thotë fillimisht "Kobra".

"I sygjeroj të gjithë rinisë që mos ta zgjedhin këtë rrugë. Rrugën e jetës time. Është e vështirë. Dhe jo të gjithë e kanë këtë fat që ta mbijetojnë. Shembull, një në njëqind raste jam unë (që kam mbijetuar). Se ata që e kanë zgjedhur [sot] mund edhe të mos ekzistojnë. Janë të ndjerë".

Policia: Intervistimi i disa personave po vazhdon ende

Këtë ia tha Nacionales togeri i Prizrenit Shaqir Bytyqi.

“Intervistimi po vazhdon. Pos Dibranit janë edhe disa persona të tjerë që po intervistohen në Stacionin Policor të Prizrenit”, tha Bytyqi për Nacionalen.

Nga Policia e Kukësit tregojnë për Nacionalen si nisi sherri

E nga Policia e Kukësit i thanë Gazetës se si pasojë e plagëve të marra shtetasi V. C., ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit, ku pas një konflikti në një lokal nate me disa shtetas kosovar”, thotë zëdhënësja e Policisë së Kuksit, Diana Deda për Nacionalen.

Ajo thotë se në momentin kur tashmë viktima e i plagosuri po largoheshin me automjet, dyshohet se shtetasi Hoxhaj, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre.

Lajme të ngjashme