Ish-hetuesi policor: Radoiçiqi e ka pranuar se ka punuar për Serbinë - NACIONALE

Ish-hetuesi policor: Radoiçiqi e ka pranuar se ka punuar për Serbinë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-hetues policor, Murat Mehmeti, ka bërë me dije se në rastin e Banjskës ka qenë e përfshirë Serbia në mënyrë direkte.

Ai ka vlerësuar se këtë Serbia e ka bërë përmes shërbimit inteligjent.

Sipas tij, i dyshuari kryesor për këtë rast e ka pranuar se ka punuar për Serbinë.

“Radoiçiqi, kur është marrë në pyetje, ka pranuar veprën dhe ka deklaruar se nuk ka vepruar për vete, por për Serbinë. Ai ka thënë se çfarë ka bërë është njohur nga oficeri serb në Kralevë”, ka thënë ai për TV Dukagjini.

Ai ka treguar se firmat e kriminelëve serbë kanë marrë tenderë nga buxheti i Kosovës.

“Firma Peperad, pronë e Zvonko Veselinoviqit, ka marrë tendera të mëdha nga buxheti i Kosovës dhe nga çdo institucion që ka investuar në veri”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme