IPK suspendon dy policë: Tentuan ta lirojnë të dyshuarin nga qendra e ndalimit - NACIONALE

IPK suspendon dy policë: Tentuan ta lirojnë të dyshuarin nga qendra e ndalimit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Inspektorati Policor i Kosovës i ka suspenduar dy policë në Pejë, kjo pasi sipas IPK-së, dy policët dyshohet se kanë tentuar ta lirojnë përkohësisht një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje, i cili ishte arrestuar nga policia në Pejë dhe ishte në qendrën e ndalimit në stacionin policor.

“Hetuesit e IPK menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe kanë ndërmarre veprime paraprake hetimore në konsultim me Prokurorinë e Shtetit. Në kuadër të hetimit dhe veprimeve tjera të natyrës administrative, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit për dy zyrtarët policorë të dyshuar në këtë rast”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

E plotë:

Komunikatë për media
Me rekomandim të IPK-së suspendohen dy zyrtarë policorë në Pejë
Prishtinë/Pejë, 28 korrik 2024,
Mbrëmë hetuesit e Inspektoratit Policor i Kosovës kanë pranuar informacione nga Policia e Kosovës për një rast ku dyshohet se dy zyrtarë policorë kanë tejkaluar autorizimet e tyre.
Sipas informacioneve fillestare që kanë pranuar hetuesit e IPK-së dyshohet se zyrtarët policorë kanë tentuar të lirojnë përkohësisht një të dyshuar për armëmbajtje pa leje i cili ishte arrestuar nga policia në Pejë dhe ishte në qendrën e ndalimit në stacionin policor të Pejës.
Hetuesit e IPK menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe kanë ndërmarre veprime paraprake hetimore në konsultim me Prokurorinë e Shtetit.
Në kuadër të hetimit dhe veprimeve tjera të natyrës administrative, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit për dy zyrtarët policorë të dyshuar në këtë rast.
IPK në kuadër të autorizimeve ligjore dhe në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Lajme të ngjashme