Ia bllokuan rrugën tri automjete: Tentohet rrëmbimi i një personi në Vushtrri, Policia jep detaje - NACIONALE

Ia bllokuan rrugën tri automjete: Tentohet rrëmbimi i një personi në Vushtrri, Policia jep detaje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një rast i tmerrshëm ka ndodhur në Vushtrri.

Aty një person ka raportuar se pas disa komunikimeve me një të dyshuar për një borxh, tri vetura ia kanë bllokuar rrugën dhe disa persona kanë tentuar ta rrëmbejnë.

Njoftimi:

Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas shkëmbimit të disa mesazheve me të dyshuarin mashkull kosovar - rreth një borxhi dhe derisa ishte me veturë në lëvizje, tri automjete i kanë bllokuar rrugë dhe nga ato janë dal disa persona të cilët duke e sulmua fizikisht janë munduar ta fusin në veturën e tyre, por në pamundësi janë larguar nga vendi i ngjarjes. Është njoftuar prokurori rasti në procedurë hetimore.

Lajme të ngjashme