I goditi me thikë gruan dhe vajzën e mitur, aktakuzë për rastin e rëndë në Prizren - NACIONALE

I goditi me thikë gruan dhe vajzën e mitur, aktakuzë për rastin e rëndë në Prizren

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë për të dyshuarin që e kishte goditur me thikë gruan dhe vajzën e mitur.

Njoftimi:

Aktakuzë për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje

Prizren, 25 Nëntor 2025 – Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.G., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” nga neni 173 par. 1 nënpar. 1.1, 1.3, 1.11, lidhur me nenin 28 dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, më datë 17.10.2025, rreth orës 00:10min, në banesën familjare në Prizren, pas një konflikti të çastit me motive xhelozie, i pandehuri B.G., e sulmon me thikë me gjatësi tehu prej 13 cm, bashkëshorten M.A., duke e goditur gjashtë herë dhe duke i shkaktuar dëmtime serioze të organeve të brendshme. Gjithashtu, i pandehuri e godet me thikë edhe vajzën e mitur të viktimës, e cila kishte tentuar të ndërhynte, duke i shkaktuar lëndime të rënda në zonën e krahërorit dhe barkut. Lëndimet e shkaktuara ndaj të dy viktimave janë konfirmuar nga ekspertiza mjeko-ligjore e datës 24.11.2025.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Lajme të ngjashme