Haxhiu: Opozita nuk erdhi në punëtorinë për ligjin e KPK-së, akuzat e tyre janë boshe - NACIONALE

Haxhiu: Opozita nuk erdhi në punëtorinë për ligjin e KPK-së, akuzat e tyre janë boshe

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kritikuar partitë në opozitë.

Sipas saj, sot Komisioni për Legjislacion ka organizuar një punëtori për të diskutuar rreth Ligjit për Këshillin Prokurorial.

Haxhiu ka bërë të ditur se partitë në opozitë kanë munguar.

“Po t’i kishin opozita seriozisht “shqetësimet” e tyre në draftin e Ligjit për Këshillin Prokurorial, do të ishin të pranishëm në punëtorinë e organizuar nga Komisioni për Legjislacion. Grupi punues i Komisionit për Legjislacion po mban punëtorinë për trajtimin e projektligjit për Këshillin Prokurorial, i cili së fundi ka kaluar në parim. Një dokument shumë i rëndësishëm që parasheh reformën në KPK”, ka shkruar ajo.

Duke u mbështetur në këtë mungesë të opozitës, ajo ka thënë se akuzat për kapje e ndërhyrje janë boshe.

Haxhiu thotë se opozita shpresat i ka në Gjykatën Kushtetuese.

“Në këtë punëtori janë të pranishëm përfaqësues nga sistemi i drejtësisë, shoqëria civile dhe partnerët tanë por jo edhe opozita. Akuzat e pabaza në Kuvend për kapje e ndërhyjrje janë boshe dhe nuk kalojnë! Sigurisht synimet i kanë që ta pengojnë reformën dhe shpresat i mbajnë në Gjykatën Kushtetuese”, ka shkruar Albulena Haxhiu.

Lajme të ngjashme