Haxhiu: Mirëpresim ngritjen e aktakuzës ndaj Radoiçiqit për Banjskën - NACIONALE

Haxhiu: Mirëpresim ngritjen e aktakuzës ndaj Radoiçiqit për Banjskën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka folur edhe për mundësinë që sot të ngritet aktakuzë për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, që ndodhi më 24 shtator të vitit të kaluar.

Në fjalën e saj, Haxhiu tha se në vazhdimësi pushteti ka shprehur shqetësime rreth mosngritjes së aktakuzës për Milan Radoiçiqin, ish-nënkryetar i Listës Serbe, që pranoi se ka organizuar dhe udhëhequr sulmin në Banjskë.

“Sa i përket aktakuzës për sulmin terrorist në Banjskë, sulm që kishte për qëllim aneksimin e veriut. Ne në vazhdimësi kemi shprehur shqetësimet tona pse nuk po ngritët aktakuza për kryeterroristin Radoiçiq, në 2021 urdhër-arresti u tërheq, ende nuk kemi përgjigje pse ka ndodhur. Ndoshta po të ishte Radoiçiqi në ndjekje, dhe të mos kishte tërheqje, nuk do të ndodhte sulmi në Banjskë. Por po ashtu edhe për terroristët e tjerë që kanë pjesë e sulmit. Kemi shprehur shqetësimet tona sepse dihej qëllimi që ka pasur Serbia, dihej se ai grup është financuar nga Serbia, është trajnuar atje. Kemi kërkuar hetim ndërkombëtar për këto baza të trajnimit, dhe ne mirëpresim ngritjen e aktakuzave për Radoiçiqin. Më 24 shtator bëhen 1 vit, është e rëndësishme që sa më parë të ndodh kjo, pjesa tjetër i takon Prokurorisë Speciale” – tha Haxhiu, transmeton Nacionale.

Lajme të ngjashme