Haradinaj del në mbështetje të protestës së “Liria ka Emër” të 17 shkurtit: Lufta jonë, për liri
Ramush Haradinaj, Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe një nga komandantët më të spikatur të luftës çlirimtare të Kosovës, ka dalë në mbështetje të protestës së 17 shkurtit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Gjykatën Speciale të Hagës.
“Qëndrojmë gjithmonë në të drejtën e luftës sonë për liri”, shkroi Haradinaj.