Hajrizi kërcënon Njësinë Speciale nga arratia: Nëse vjen puna me shku në burg, dikush ka me pësu rëndë
Faton Hajrizi i cili u arratis nga burgu i Smrekonicës, së fundmi po shfaqet në rrjetin social “Tik-tok”. Ai në një video që tashmë është bërë virale, ka kërcënuar se nuk shkan në burg pa një marrëveshje.
Sipas tij, nëse i vie puna të dërgohet në burg, atëherë dikush do të pësojë rëndë. Hajrizi ka thënë se nuk ia ka frikën shtetit.
“Nuk shkoj ma në burg, një gjë po du me ju thënë, se e di që po i publikojnë në gazeta këto fjalët e mia, por nuk e kam dert këtë farë pune. Nëse vjen puna me shku në burg, pa marrveshje, pa ma falë burgun, mbajeni në mend çka po ju them, shijoni këto momente, se nuk shihemi ma, nëse vjen puna me shku në burg, dikush ka me pësu rëndë. Unë po se po, por edhe pala tjetër mundet me pësu. Nuk ia kam frikën as shtetit as kurrëkujt. Edhe Njësia Speciale, njerëz me dy këmbë janë”, tha Hajrizi.
Ndryshe, ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla vetëm pak ditë pas arratisjes së tij, ishte shprehur se është çështje orësh apo ditësh, kur ai do të kapej nga policia.