Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Prokuroria ka edhe 72 dëshmitarë - NACIONALE

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Prokuroria ka edhe 72 dëshmitarë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ekipi i prokurorëve në rastin e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare, Hashim Thaçit, dhe të tjerëve të akuzuar për bashkëveprim në krime lufte ka në listë edhe 72 dëshmitarë për të përmbyllur çështjen e saj.

Megjithatë në mars do të vendoset nëse prokuroria do të shtojë dëshmitarë të rinj në listën e saj fillestare prej më shumë se 320.

Për 72 dëshmitarët e mbetur, zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Grip, i ka thënë Radio Kosovës se në konferencat e ardhshme statusore do të vendoset se sa prova do të pranohen me shkrim dhe sa dëshmitarë duhet të paraqiten në gjykatë, përderisa avokati i viktimave gjithashtu do të paraqes rastet e tyre.

“Prokurori specialist, natyrisht, mund të vendosë edhe heqjen e dëshmive shtesë. Së pari, dhe më kryesorja, ekipet e mbrojtjes do të pyeten nëse duan të paraqesin një kërkesë për heqjen e disa ose të gjitha akuzave”, ka thënë Griep.

Avokati, Lluka Misetic, që kryeson ekipin e mbrojtës së ish presidentit, Hashim Thaçi, i ka thënë Radio Kosovës se nuk kanë paraqitur ende listën e dëshmitarëve që duhet të hiqen dhe as dëshmitarëve të mbrojtjes. Në këtë pikë, palët ende janë të fokusuara të sigurohen se prokuroria të mund ta mbyllë çështjen e saj brenda afatit të rënë dakord në prillit të këtij viti.

Lajme të ngjashme