Gjykata Speciale pranon disa prova që ndërlidhen me Enver Sekiraqën?
Disa prova të reja janë pranuar sot në rastin e krerëve të UÇK-së.
Në mesin e tyre, u la të kuptohet se janë dëshmi që ndërlidhen me Enver Sekiraqën.
Sipas kryegjyqtarit Smith, këto prova janë të një viktime të pretenduar i cili ishte ndaluar nga UÇK-ja, i cili më pas ka kryer krime të rënda në Kosovë dhe është arratisur.
Si rezultat, duke ditur se Sekiraqa ishte përmendur edhe më herët në proces, kjo rezulton se fjala është për Enver Sekiraqën.
“Sa i takon vlerës provuese, trupi gjykues vëren se ndonëse saktësia e këtij informacioni që gjendet në këta artikuj nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur. Sidoqoftë, të tre artikujt kanë data të ndryshme, vijnë nga burime të ndryshme mediatike, citojnë burime të ndryshme dhe sugjerojnë që viktima e pretenduar është dënuar për vepra të rënda në Kosovë dhe është arratisur nga Kosova”, tha gjyqtari Smith.