Gjykata Speciale ia refuzon kërkesën Isni Kilajt për pushim në Shqipëri - NACIONALE

Gjykata Speciale ia refuzon kërkesën Isni Kilajt për pushim në Shqipëri

2 javë më parë

nga NACIONALE

Gjykata Speciale ia ka refuzuar kërkesën Isni Kilajt që të shkojë për pushime në Shqipëri.

Vendimi është bërë i ditur sot.

Njoftimi:

Në versionin publik të vendimit të dorëzuar më 24 shtator 2024, gjykatësja e vetme në çështjen Isni Kilaj hodhi poshtë kërkesën e Mbrojtjes për ndryshimin e kushteve të lirimit të Isni Kilajt, të cilat ishin përcaktuar në maj të këtij viti. Mbrojtja kërkoi ndryshimin e përkohshëm të kushteve aktuale për ta lejuar atë të udhëtojë në Shqipëri, mirëpo gjykatësja Marjorie Masselot (Marzhori Masëlo) përcaktoi se ndryshimet e propozuara nuk do të trajtonin mjaftueshëm rreziqet ekzistuese të përshkruara në nenin 41(6)(b) të Ligjit.

Lajme të ngjashme