Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje.
Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.
Dy raste janë raportuar në Prishtinë, një në Obiliq, një në Gjilan, një në Junik dhe një në Malishevë.
RASTET:
Prishtinë 05.04.2023 - 00:10.
Është raportuar se pas një mosmarveshje në mes të dyshuarëve një femre dhe mashkulli kosovar ka ardhur deri te përleshja fizike. Të lënduarit i është ofruar tretman mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Prishtinë 03.04.2023 - 08:5.
Në lidhje me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Obiliq 05.04.2023 - 10:00.
Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Gjilan 05.04.2023 – 14:45.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte ushtruar dhunë në vazhdimësi ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Junik 02.04.2023 - 14:00.
Më 05.04.2023 viktima femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi është duke i shkaktuar dhunë psikike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Malishevë 05.04.2023 - 00:30.
Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka thyer dhe demoluar gjësende të ndryshme në shtëpinë e tyre. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.