Gazetari serb si dëshmitar në Hagë: Tregon si u ndalua dhe cilat ishin kushtet në Kleçkë - NACIONALE

Gazetari serb si dëshmitar në Hagë: Tregon si u ndalua dhe cilat ishin kushtet në Kleçkë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari serb, Nebojsha Radosheviq, ka nisur dëshminë e tij në Hagë.

Ai bashkë me gazetarin tjetër Dobriçiq pretendojnë se ishin ndaluar e arrestuar nga pjesëtar të UÇK-së.

Gazetari ka thënë se ishin dënuar me 60 ditë burgim, pa ndonjë vendim gjyqësor. Dëshmitari tha se ishte mbajtur në kushte normale, i ishte dhënë ushqim e pije.

Nacionale sjell përgjigjet e dëshmitarit:

Prokurori: A diskutuar në intervistën për Vice si iu mbajtën të ndaluar, trajtimin dhe lirimin?

Dëshmitari: Këto ishin gjërat e vetme për të cilat kemi biseduar.

Prokurori: Ju keni thënë që pasi iu ndaluan ju thanë se po iu hetojnë për spiunazh, dhe ju u njoftuar se ishit të dënuar se udhëtuat në territor të UÇK-së pa leje dhe s’kishte shenjë se ishit gazetarë. Gjatë kohës ndalimit në Shalë a ishit bashkë me Dobriçiq apo në dhoma të veçanta?

Dëshmitari: Ishte si zyrë mjeku kishte frigorifer, kishte pajisje dentare. Unë isha në një dhomë, ai në një tjetër. Pas 10-11 ditësh shkuam në të njëjtën dhomë.

Prokurori: A keni qëndruar bashkë deri në lirimin tuaj?

Dëshmitari: Ne ishim së bashku.

Prokurori: A keni diskutuar njëri me tjetrin se çfarë ndodhi kur ishit vetëm?

Dëshmitari: Po, patjetër. E pyeta nëse e kishin marrë në pyetje, dhe tha se kishin ardhur 4-5 persona, të njëjtit që erdhën edhe në dhomën time.

Prokurori: Çfarë iu tha Dobriçiq?

Dëshmitari: Ai tha se ishim akuzuar për spiunazh, sepse nuk kishim dokumente identifikuese si persona të shtypit. Në përgjethsi diskutonim për tema politike, çfarë po iu bënte Millosheviqi shqiptarëve. E pyetën për disa fotografi, se si kishte një fotografi me Millosheviqin, por ai kishte fotografi edhe të Ibrahim Rugovës.

Prokurori: A ke marrë pjesë në ndonjë gjykim lidhur me akuzat kundër teje?

Dëshmitari: Jo. Këta njerëz erdhën e na njoftuan se kishin filluar procedurat kundër nesh, nuk kemi qenë të pranishëm në asgjë. Vetëm na informuan më vonë që do të na lironin. Nuk kemi marrë pjesë në asnjë vend që po bëhej gjykim.

Prokurori: A keni pyetur ju nëse do të mbahej ndonjë gjykim?

Dëshmitari: Kur na informuan, ne pyetëm se kur do të fillonte e kështu me radhë. Më thanë që gjyqi do të ishte i drejt dhe kaq di.

Prokurori: Me sa dini ju, Dobriçiq a ka marrë pjesë në ndonjë gjykim?

Dëshmitari: Jo, ne kemi qenë bashkë. Kemi qëndruar bashkë për 30 ditë a më shumë.

Prokurori: Para njoftimit për dënim, a keni pasur ndonjë avokat të caktuar?

Dëshmitari: Nuk kemi pasur mundësi për të biseduar me askënd. Ishin rojet që na kanë sjellur ushqim, ujë, cigare. Na nxirrnin jashtë për nevoja personale dhe kaq. Nuk kemi pasur as avokat. Kur nuk u liruam gjatë ditës ne vendosëm të fillonim protestë me grevë urie.

Prokurori: A keni kërkuar që të bisedoni me ndonjë avokat?

Dëshmitari: Jo. Ishin vetëm rojet, të cilët nuk ishin persona kompetent për të biseduar për këtë temë. E vetmja gjë që ndodhi ishte lirimi na thanë se nuk ishim spiunë.

Prokurori: A iu kanë dhënë ndonjëherë dokument lidhur me akuzat?

Dëshmitari: Jo. Asnjëherë.

Prokurori: A kërkuat ndonjë kopje të aktgjykimit për dënim?

Dëshmitari: Jo, ne nuk na kanë dhënë asgjë. Po kemi kërkuar. E kërkova, Dobriçiqi ishte afër me mua, e kemi kërkuar. Por këtë e kërkova në ditën e 14-të dhe nuk kam marrë diçka të tillë. Kur unë ia kërkova dokumentin, herën tjetër kur kërkova ishte dita e 20 apo 21 kur ishim në Kleçkë. Disa persona na thanë se ishim dënuar me 61 ditë burg për shkak se kemi hyrë paligjshëm në Kosovë dhe s’kemi pasur shenja identifikuese të shtypit në makinë. Ai më tha se këto ishin kushte lufte. Më pyeti nëse mund të iu ndihmojmë, thashë kemi ftohtë. Dhe më pas na dhanë dy batanije.

Prokurori: Kur iu thanë që ishit dënuar, a ju thanë nëse kishit të drejtë për apelim?

Dëshmitari: As nuk pyeta. Ne thamë po rrimë 60 ditë burg e po shkojmë në shtëpi. Vetëm kishim dilema nëse këto ditë do të llogariteshin.

Lajme të ngjashme