Fshehurazi në seancë, avokatët kapen me gazetarë e protestë: Çfarë ndodhi sot në Gjykatë për rastin e Liridonës?
Seanca dëgjimore për vrasjen e Liridona Ademajt është zhvilluar sot. Para gjykatës kanë dalë Naim Mursel, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava si të dyshuar për vrasje të rëndë dhe Vrasje në bashkëkryerje.
Megjithatë, jo siç ndodh rëndom në raste të mëdha, tre të akuzuarit u dërguan në seancën nga bodrumet e pallatit të drejtësisë.
Kjo për të shmangur numrin e madh të mediave që ishin prezentë në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Në afërsi ishte edhe vëllai i Liridonës, Leonardi, i cili në një deklaratë para mediave dha detaje për krejt ngjarjen.
30 ditë paraburgim u caktuan për të tre të akuzuarit. Kurse, avokatët patën përplasje me gazetarë pasi nuk pranonin të përgjigjeshin.
Në Hajvali pati edhe një aksion simbolik ku u paralajmërua protesta e së martës për vrasjen e Liridona Ademajt.





