Fatmir Sopi në Hagë: Nuk ka pasur përçarje politike mes UÇK-së dhe LDK-së - NACIONALE

Fatmir Sopi në Hagë: Nuk ka pasur përçarje politike mes UÇK-së dhe LDK-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dëshmitari Fatmir Sopi tha se në zonën ku ka vepruar ai, nuk ka pasur përçarje politike përpos misionit për luftën çlirimtare.

Këtë deklarim, Sopi e bëri kur u pyet nga avokatja e Jakup Krasniqit, Shyamala Alagendra se a ka pas ndonjë politikë UÇK-ja që ata që ishin në LDK, konsideroheshin kolaboracionistë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Në zonën ku kam vepruar unë, nuk ka pas asnjë përçarje politike dhe nuk ka pas asnjë politikë përpos luftës çlirimtare dhe nuk ka pas asnjë mosmarrëveshje politike në mes të radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të gjithë e kanë pas për parti dhe për politikë luftën e drejtë çlirimtare dhe çlirimin e vendin tonë”, tha dëshmitari.

Sopi tha se është e vërtetë që një pjesë e madhe e anëtarëve të UÇK-së ishin anëtarë të LDK-së në zonën ku ai vepronte.

Lajme të ngjashme