Fadil Geci e akuzon Thaçin për komunikatën 59, avokati ia kujton deklaratën e Rexhep Selimit se "Gani Geci është vrasës serik" - NACIONALE

Fadil Geci e akuzon Thaçin për komunikatën 59, avokati ia kujton deklaratën e Rexhep Selimit se "Gani Geci është vrasës serik"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Fadil Geci e ka vazhduar dëshminë e tij në Hagë.

Ai është shprehur i bindur se komunikatën 59 e ka shkruar Hashim Thaçi.

Megjithatë, avokati Luka Misetiq, e ka pyetur për konfliktin që ka pasur familja Geci me Rexhep Selimin, si dhe faktin që kjo deklaratë ishte shpërndarë nga Milaim Zeka.

Biseda:

Misetiq: A është e saktë se familja juaj ka qenë në konflikt me Rexhep Selimin?

Geci: Nuk e di çfarë konflikti.

Misetiq: Rexhep Selimi ka thënë se vëllai juaj ka tentuar ta vriste. Pra ka pasur një konflikt?

Geci: Ai ka qenë përfaqësues i LPK-së ne me LDK-në. Mendime të kundërta kemi pasur gjithë.

Misetiq: Në paragraf thuhet: vrasja e Sandokanit është ndër vrasjet tradhtare, është e ngjashme me ngjarjet ku tradhtarët vrasin burra me emër. Pra ju thoni që ai ka përsëritur fjalët e Hashim Thaçit?

Geci: I ka thënë në komunikatën 59, Hashim Thaçi. Këto fjalë, komandanti Sylejman Selimi i ka demantuar. Ky i ka fole fjalët e Hashim Thaçit.

Misetiq: Baza e vetme që keni ju është mendimi që komunikatën 59 e ka shkruar Hashim Thaçi?

Geci: Nuk ka ma çka me bisedu në atë drejtim kush e ka shkruar. E ka shkruar Hashim Thaçi me dorën e vet.

Misetiq: Rexhep Selimi e quante Gani Gecin vrasës serial?

Geci: Bazuar në komunikatë ndryshe s’ke mujt me quajt.

Misetiq: Vëllai juaj Ganiu ka qenë i dënuar më përpara për vrasje? Edhe sot e kësaj dite?

Geci: Ka ndodh raste të improvizuara, ka vepruar në vetëmbrojtje. Nga një grup i organizuar.

Misetiq: Vëllau juaj është dënuar për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit?

Geci: Po.

Lajme të ngjashme