Dy raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë - NACIONALE

Dy raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

3 vjet më parë

nga Rea Sefa

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, janë raportuar dy raste të dhunës në familje.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.

Një rast është raportuar në Prishtinë dhe një në Fushë Kosovë.

RASTET:

Prishtinë 02.04.2023, 18:00.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte tentuar të sulmoj me një mjet të fort (thikë) viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë 02.04.2023, 18:50.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme