Dje foli populli, sot flasin ish-krerët e UÇK-së para Gjykatës Speciale
Ish-krerët e UÇK-së sot do të flasin para Gjykatës Speciale.
Një ditë pasi qindra-mijëra qytetarë të Kosovës i kundërshtuar padrejtësitë e kësaj gjykate ndaj katërshes së UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të kenë mundësi për të thënë fjalën e tyre përfundimtare.
Për disa minuta, ata do të kenë mundësi të flasin dhe t`i kundërshtojnë akuzat e ZPS-së.
Për të përcjell këtë seancë, në Hagë kanë shkuar familjarët e ish-krerëve të UÇK-së dhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës
Ky i fundit, para hyrje në gjykatë, ka shprehur kritika e tij ndaj kësaj gjykate.
Ai është shprehur i bindur në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së.
“Këta njerëz tashmë e kanë marrë një ndëshkim, sepse procesi zgjati as shumë sa që të gjithë pretendojnë së bashku që u shkel e drejta elementare e njeriut e cila mbrohet edhe me Koneventen e Kombeve të Bashkuara, edhe me Konventën e Evropiane për të Drejtat e Njeriut, por edhe me Kushtetutën tonë. Kjo është e drejta që personi të gjykohet në kohë të arsyeshme. Kjo e drejt, ma merr mendja, që u shkel në mënyrë të dhunshme, sepse janë bërë 5 vite e 3 muaj që këta drejtues të UÇK mbahen të izoluar dhe larg familjeve të tyre dhe larg shtetit të tyre. Pra ka qenë një shkelje brutale e të drejtës për me pasur gjykim të arsyeshme në kohë”, ka thënë ai.
Ndër të tjera, ai ka vlerësuar se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër.
“Lufta e popullit të Kosovës ishte luftë e drejtë, mbrojtëse dhe e pastër. Qëllimi i saj nuk ishte sulmi ndaj asnjë populli tjetër, por përballja me forcat serbe që kryen krime në Kosovë. Këtë të vërtetë nuk mund ta ndryshojë asnjë institucion”, është shprehur Konjufca.
Të njëjtën gjë e ka shprehur edhe bashkëshortja e Rexhep Selimti, Shqipe Mehmeti-Selimi.
Mehmeti-Selimi, e cila gjendet në Hagë për të përcjell seancën e sotme nga afër, ka thënë se Gjykata Speciale gjithmonë ka qenë e padrejtë.
“Lufta jonë ka qenë e drejtë dhe për këtë arsye jemi sot këtu që t’i dalim në mbështetje katërshes së UÇK-së. Ne shpresojmë që ky verdikt i Gjykatës në fund të jetë në të drejtën e tyre dhe në të drejtën tonë”, ka thënë ajo.
Ajo e ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke thënë se ka qenë e padrejtë.
“Kjo gjykatë ka qenë e padrejtë prej fillimit, padrejtësisht është themeluar dhe padrejtësisht po e gjykon Kosovën dhe luftën tonë. Ne si ushtarë qëndrojmë ballëhapur sepse kemi bërë luftë çlirimtare, dhe për këtë jam shumë e bindur që edhe gjykatësit e Speciales do ta shohin kështu si ne”, ka deklaruar ajo.
Ajo ka komentuar edhe kërkesën e ZPS-së për 45 vite burgim për ish-krerët e UÇK-së kanë qenë jo normale.
“Nuk është pritur asgjë e mirë prej kësaj gjykate, përveçse kjo kërkesë, mirëpo unë besoj se atë numër të dënimit nuk do ta pranojë gjykata, madje unë pres që ata të lirohen”, është shprehur Selimi.
Në seancën e sotme po marrin pjesë edhe familjarët tjerë të ish-krerëve të UÇK-së.