“Dikush më tha se UÇK-ja ishte grup fshatarësh kundër LDK-së”: Ish-diplomati amerikan e përmend Surroin dhe Kurtin në Hagë - NACIONALE

“Dikush më tha se UÇK-ja ishte grup fshatarësh kundër LDK-së”: Ish-diplomati amerikan e përmend Surroin dhe Kurtin në Hagë

4 javë më parë

nga NACIONALE

Shaun Byrnes, ish-diplomat amerikan, po vazhdon dëshminë e tij në Gjykatën Speciale të Hagës.

Byrnes në një moment ka folur për dallimet që kanë ekzistuar ndërmjet Drenicës dhe Prishtinës.

Ai përmend Blerim Shalën, Veton Surroin e Albin Kurtin. Madje, thotë se njëri prej tyre i kishte thënë se ‘UÇK-ja është grup fshatarësh kundër LDK-së’.

Nacionale sjell bisedën pa ndërhyrje:

Avokati i Rexhep Selimit:

Do ta lexoj këtë paragraf: “ne patëm kuptimin se ekzistonte një grup që quhej grup i Drenicës, që ishte i zgjuar dhe i mençur. Kemi dëgjuar njerëz të sofistikuar që flisnin për ndarjen urbane të vendit, dhe ndarjen Drenicë-Prishtinë. Udhëheqja e grupit të Drenicës ishte nacionaliste dhe ideologjike, Prishtina ishte e sofistikuar dhe urbane. Këta njerëz kishin frikë se do ta merrnin Prishtinën. Jemi shoqëruar me njerëz të respektueshëm”.

Byrnes:

Në atë pikë, ne po përpiqeshim që të mblidhnim informacion që të krijonim panoramë për UÇK-në, dhe e vetmja vështrim që kishim ne në atë kohë ishte fakti që ekzistonte një grup në Drenicë që ishte UÇK. Ne nuk kishim asnjë lloj kontakti tjetër me ata që më pas dolën të ishin zonat.

Pyetje: Ky informacion mbështetet tek ajo që kanë thënë të tjerët në Prishtinë?

Byrnes:

Burimi ishte më i gjerë se njohuria që kishin anëtarët e KDOM.

Pyetje: Kjo ndarje Drenicë-Prishtinë erdhi nga KDOM apo nga këta njerëzit e sofistikuar?

Byrnes: Kjo përgjigje vjen nga grupi i sofistikuar që ishin të rinj, mirë-edukuar, persona si Blerim Shala, Veton Surroi i Kohës Ditore, persona të kësaj natyre. Albin Kurti poashtë që në atë kohë punonte për Demaçin, e kam fjalën për persona të tillë me këto cilësi. Njëri prej tyre më tha në një pikë, dhe është diçka që nuk do ta harroj kurrë: ata flisnin për ndasitë, dallimet tradicionale ndërmjet Drenicës dhe Prishtinës. Prishtina ishte qendra tregtare dhe institucioni qeveritar, aty gjendej Unviersiteti i Prishtinës, në një kuptim ishte qendra e kulturës së lartë. Ndërkohë që sa i takon Drenicës, ishte zonë e largët në disa kuptime, sipas mendimit të tyre dominohej nga fshatarët. Njëri prej këtyre personave në këtë kontekst tha se ‘UÇK-ja përfaqësonte një njësi apo grup rebelësh fshatarësh kundër LDK-së dhe përfaqësues urbanë qytetarë dhe të sofistikuar të cilët përfaqësoheshin nga presidenti Rugova’.

Pyetje: Kush ua ka thënë këtë gjë?

Byrnes: Nuk më kujtohet konkretisht, por e ka thënë njëri prej këtyre intelektualëve të rinjë që e njohëm dhe biseduam në qytet.

Lajme të ngjashme