Dëshmitari në Hagë flet për ndalimin e Fetah Rudit: E kanë mbajtur në banjo - NACIONALE

Dëshmitari në Hagë flet për ndalimin e Fetah Rudit: E kanë mbajtur në banjo

1 javë më parë

nga NACIONALE

Ahmet Rrahmanaj, ish-pjesëtar i Policisë Ushtarake në UÇK, është dëshmitari i 93 në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ai ka folur për ndalimin e Fetah Rudit.

“Është periudha kur unë nuk kam qenë polic ushtarak, por me rrëfimin e Fetahut si mik, po. E kam ditur”, tha Rrahmanaj.

“Fetah Rudi më ka treguar se pas një problemi që ka ndodhur në mes disa ushtarëve të UÇK-së, Fetahun e kanë shoqëruar dhe arrestuar. Dyshimet e tij janë që për shkak të aktivitetit të tij politik për arsye se ai bënte lëvizje në atë kohë edhe pse ishte ushtar i UÇK-së, ai udhëtonte drejt Prishtinës për të qenë pjesë e mbledhjeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha dëshmitari.

“Një shtëpi aty ku kanë qenë si Shtab i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe është mbajtë në njërën nga banjat aty të shtëpisë”, tha dëshmitari.

Lajme të ngjashme