Dëmtoi mikrofonat e komunës: Prokuroria pritet të bëjë kërkesë për arrest shtëpiak ndaj Gëzim Sveçlës së VV-së - NACIONALE

Dëmtoi mikrofonat e komunës: Prokuroria pritet të bëjë kërkesë për arrest shtëpiak ndaj Gëzim Sveçlës së VV-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për asamblistin e VV-së, Gëzim Sveçla.

Sveçla gjatë ditës së djeshme në Komunën e Prishtinës, pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, ka dëmtuar pronë publike në asamblenë komunale.

Prokuroria në një përgjigje për Gazetën Nacionale kanë thënë se arresti shtëpiak ndaj Sveçlës është si masë për sigurimin e prezencës së tij në procedurë penale.

Ju njoftojmë se prokurori i rastit në këtë çështje penale do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të dyshuarit, si masë për sigurimin e prezencës së tij në procedurë penale dhe se do të ndërmerren me kohë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast.” – thuhet në përgjigje.

Lajme të ngjashme