Dedaj: Jam rrëzuar në tualet në Baicë, s’kam pasur dëshirë të rrëzohem
Gjergj Dedaj po e vazhdon dëshminë në Dhomat e Specializuara të Hagës.
Ai është pyetur për disa shenja që ka pasur në trup, dhe deklaratat se është rrahur gjatë ndalimit.
Dedaj ka thënë se është rrëzuar në tualet.
“Më ka rrëshqitur këmba...Ka qenë e mundshme në oborrin e shkollës, derisa po shkoja në tualet në shkollën 'Migjeni' tualeti ka qenë larg shkollës dhe ka qenë natë. Jam rrëzuar, jam ngritur e kjo s’është kurrfarë...në njëfarë mënyre s’kam pasur dëshirë të rrëzohem, por kam pasur të drejtë të rrëzohem. Ka qenë terr dhe shi, ka qenë lagësht”, ka shtuar ai.
Dedajt i janë publikuar disa pamje ku Prokuroria pretendon se ka shenja në trup.