Çfarë deklaruan në Hagë dëshmitarët 6 dhe 7? U përmend edhe Adem Demaçi - NACIONALE

Çfarë deklaruan në Hagë dëshmitarët 6 dhe 7? U përmend edhe Adem Demaçi

1 javë më parë

nga Besian Beha

Gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së ishte planifikuar të vazhdonte edhe sot. Megjithatë, pasi Prokuroria e Specializuar nuk ishte gati me dëshmitarët e radhës, seanca u anulua.

Gjatë kësaj jave kanë dhënë dëshmtië e tyre dëshmitarët me numrin 6 dhe 7.

Dëshmitari 6 ka pretenduar se i ka parë dy persona të cilët ishin ndaluar nga pjesëtarë të UÇK-së. Sipas tyre, ndalimi ndodhi për arsye se UÇK-ja dyshonte se ata ishin spiunë.

Ai ka thënë se personin me numër dy e kishte parë të rrahur, kurse për personin 1 më vonë ishte gjetur trupi i tij.

Dëshmitari 6 ka konfirmuar se kishte tentuar të kërkojë ndihmë nga Adem Demaçi. Ai tha se në fshat kishin dalur zëra se Demaçi ishte mbi UÇK-në.

Dëshmitari gjithashtu kishte tentuar të kontaktojë edhe me ish-zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqin.

Kurse, dëshmitari 7 ka thënë se është ndaluar e më pas rrahur nga pjesëtarë të UÇK-së. Ai pretendoi se ka kërkuar edhe ndihmë mjekësore, duke shtuar se është trajtuar nga psikologë në Zvicër.

Dëshmitari 7 përmendi me emra dy ish-pjesëtarë të UÇK-së për të cilët tha se e kanë rrahur. Megjithatë, Nacionale nuk do ta publikojë këtë pjesë me qëllim që të mos ketë ndonjë ndërhyrje në proces.

Për të kuptuar më shumë nga dëshmitë e këtyre dy dëshmitarëve, ndiqeni videon

Lajme të ngjashme