Besim Kelmendi paraqet kërkesë për lirim nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit - NACIONALE

Besim Kelmendi paraqet kërkesë për lirim nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Besim Kelmendi ka paraqitur kërkesë përmes së cilës ka kërkuar që të lirohet nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Kjo kërkesë e Kelmendit të cilën e ka siguruar “Betimi për Drejtësi“, vjen pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, me të cilin është anuluar vendimi i Këshillit Prokurorial, me të cilin ishe shkarkuar nga kjo pozitë. Ndërsa, me aktvendimin e Gjykatës së Apelit është konfirmuar vendimi i Themelores, e cila ka theksuar se çështja është e gjykuar, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Siç jeni në dijeni më Aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës A.A.nr.124/2025 të datës 16.12.2025 është anuluar Vendimi i Këshillit Prokurorial të Kosovës KPK.nr.1056/20 i datës 20.11.2025, ndërsa më Aktvendimin e Gjykatës së Apelit A.nr.1210/25 i datës 19.12.2025, është konfirmuar së cështja e ngritur sipas padisë në Gjykatën Themelore të Prishtinës është cështje e gjykuar sipas Aktgjykimit të më sipërm të Gjykatës Supreme. Bazuar në vendimet e sipërcekura gjyqësore dhe në situatën e krijuar në Këshillin Prokurorial pas nxjerrjes së vendimit të anuluar nga Gjykata Supreme, përmes këtij emailit zyrtar ua përcjellë Kërkesën time për të më liruar nga Pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokuroit të Shtetit, të cilën detyrë e kam ushtruar nga data 22 prill 2022”, thuhet në kërkesë.

Kelmendi ka theksuar se nuk ka aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe se ishte kërkesë e anëtarëve të Këshillit ta pranonte pozitën e U.D.

“Përmes kësaj kërkese ua rikujtoj edhe një here, juve dhe të gjithë qytetarëve, së unë nuk kam aplikuar fare për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe së në asnjë rast nuk kam shpreh interesim për të marr as pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, përkundrazi ishte kërkesë e anëtarëve të Këshillit që unë ta pranoja ketë detyrë deri në zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit dhe si rezultat i këtyre kërkesave, më datë 22 prill 2022, në mënyrë unanime nga të gjithë anëtarët e pranishëm të Këshillit, jam caktuar si Ushtrues i Detyrës ë Kryeprokuroit të Shtetit”, thuhet më tej.

Lajme të ngjashme