Avokati Shkoza: Vlerësim i veçantë për Prokurorinë Speciale, Banjska rasti më kompleks i historisë së sistemit juridik - NACIONALE

Avokati Shkoza: Vlerësim i veçantë për Prokurorinë Speciale, Banjska rasti më kompleks i historisë së sistemit juridik

1 vit më parë

nga NACIONALE

Avokati Armend Shkoza ka vlerësuar lartë punën e prokurorisë në përpilimin e aktakuzës për rastin e Banjskës. Sipas aktakuzës janë 45 persona të akuzuar. Aty u specifikua detajisht veprimi i secilit nga ta.

Sipas avokatit Shkoza ky është rasti më kompleks në historinë e sistemit juridik të Kosoës.

E plotë:

Të thuash se aktakuza e ngritur kundër grupit terrorist të Radoiçiqit është amnisti ligjore ndaj Serbisë, përtej injorancës, është edhe mungesë e të akceptuarit bazë logjik të drejtësisë si fenomen shoqëror.

Sistemi jonë prokurorial dhe gjyqësor nuk kanë kapacitete legale dhe as nuk kanë kredibilitetin më bazik ndërkombëtar që të bëjnë konstatime lidhur me përgjegjësinë e shteteve në veprimet konkrete. Agresioni shtetëror është objekt i arbitrave ndërkombëtare dhe jo atyre vendor.

P.S. një vlerësim i veçantë për punën e Prokurorisë Speciale lidhur me rastin më kompleks në historinë e sistemit juridik të Kosovës.

Lajme të ngjashme