Avokati i Veselit: Prokuroria po vepron si avokat mbrojtës, një grumbull dokumentesh kanë ardhur nga Beogradi - NACIONALE

Avokati i Veselit: Prokuroria po vepron si avokat mbrojtës, një grumbull dokumentesh kanë ardhur nga Beogradi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, edhe të martën po vazhdon dëshminë Sylejman Selimi, i cili është dëshmitari i 121-të në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Gjatë kundërshtimeve të tij për pranimin e disa dokumente në prova materiale, mbrojtja e Veselit e përfaqësuar nga avokati Rodney Dixon tha se Prokuroria po vepron si avokat mbrojtës, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ai shtoi së shumë dokumente kanë ardhur nga Beogradi dhe se Prokuroria duhet ta gjejë personin që i ka sjellë ato dhe prejardhjen e tyre.

“Ky është një grumbull dokumentesh që kanë ardhur nga Beogradi. Nuk e dimë se çfarë është kronologjia, janë pranuar disa dokumente dhe dëshmitari nuk lidhet drejtpërsëdrejti me dokumentet që nuk janë pranuar. Prokuroria duhet ta ndjeki procedurën e saktë, të gjejë personin që i ka sjellë dokumentet dhe të gjej prejardhjen e dokumentit, por ky nuk është dëshmitari që mund të shfrytëzohet për pranimin e këtyre dok

Lajme të ngjashme