Avokati i Veselit: Prokuroria nuk ka asnjë provë, dhe kur s’ke prova shpërndahesh si në cirk - NACIONALE

Avokati i Veselit: Prokuroria nuk ka asnjë provë, dhe kur s’ke prova shpërndahesh si në cirk

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Avokati i Kadri Veselit, Rodeny Dixon, ka vazhduar me fjalën finale në seancë në Hagë.

Ai ka thënë se Prokuroria nuk ka asnjë çështje kundër Veselit.

“Prokuroria nuk ka asnjë çështje kundër Veselit, dhe duhet të shpërndahet në të gjitha çështjet si në cirk, dëshpërimi të bënë qesharak. Kur nuk ka prova, provat janë e vetmja rrugë që duhet të ndjekin prokurorët, nëse nuk ke prova mos ngre aktkauzë, standardet nuk duhet të ulen për pretekstin e luftës për drejtësi. Personat që mund të kishin dhënë prova, çuditërisht asnjëherë nuk janë thirrur si dëshmitarë. Dëshmitarë sipas ZPS-së pretendojnë se klienti im ka qenë i përfshirë në vepra penale, nuk janë thirrur, e kanë thirrur persona që kanë dëgjuar fjalë nga palë të dyta e të treta. Nuk kemi asnjë fjalë të drejtpërdrejtë, përveç fjalëve të kota”, tha Dixon.

Lajme të ngjashme