Avokatët e krerëve të UÇK-së njoftojnë: Do të dorëzojmë mocion për rrëzimin e akuzave nga Specialja - NACIONALE

Avokatët e krerëve të UÇK-së njoftojnë: Do të dorëzojmë mocion për rrëzimin e akuzave nga Specialja

3 javë më parë

nga NACIONALE

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së ka bërë të ditur se do të dorëzojnë mocion për rrëzimin e disa, ose të gjitha pikave të aktakuzës.

Kjo është bërë e ditur me një parashtresë në faqen e Speciales, raporton Nacionale.

“Më 16 prill 2025, të gjitha ekipet e Mbrojtjes e informuan Trupin Gjykues për synimin e tyre për të dorëzuar mocione për rrëzimin e disa, apo të gjitha akuzave në aktakuzë, në përputhje me Rregullën 130 të Rregullores. Përveç kësaj, ekipet e Mbrojtjes kanë bërë të ditur se do ta informojnë Trupin Gjykues nëse synojnë të paraqesin çështjet e tyre pas vendimit lidhur me mocionet sipas Rregullës 130”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme