Arrestohet një person, dyshohet se ngacmoi dy punëtore të një marketi - NACIONALE

Arrestohet një person, dyshohet se ngacmoi dy punëtore të një marketi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dy gra, punëtore të një marketi në Prishtinë, kanë raportuar në polici se janë ngacmuar vazhdimisht nga tre të dyshuar.

Njëri nga të dyshuarit është kapur nga policia dhe është dërguar në mbajtje.

“Është raportuar se dy femra kosovare punëtore në një market në vazhdimësi janë ngacmuar nga tre persona të dyshuar meshkuj kosovar. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet ndër të tjera në raportin e policisë.

Lajme të ngjashme