Arrestohet dhe dënohet një person për sulm seksual
Policia e Kosovës njofton se dje, me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjilan, është arrestuar një person i gjinisë mashkullore me iniciale E.F. për veprën penale të sulmit seksual’.
‘’Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti me datën 20.03.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin E.F. (viti i lindjes 1990, mashkull, kosovar, shqiptar)’’- raporton Policia e Kosovës.
I njëjti është dërguar në vuajte të dënimit me burgim prej dy vjetëve.
''Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi prej dy (2) viteve për veprat penale ‘’Sulm seksual’’. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.’- raporton tutje Policia e Kosovës.