Apeli e Supremja kanë shfuqizuar 7 raste me burgim të përjetshëm; A do të jetë rasti i Krivaqës i pari që mer vulën e plotëfuqishmërisë
Këtë të premte Gjykata Themelore në Ferizaj, ka vendosur ta shqiptoj dënimin kapital. Burgim i përjetshëm për Dardan Kirvaqën, ishte epilogu i Gjykatës së Ferizajt.
Krivaqa u shpall fajtor për veprën penale, vrasje e rëndë, ndërsa i akuzuari tjetër, për ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë. Krivaqa u dënua me dënimin kapital "Burgim i përjetshëm", ndërsa i akuzuari tjetër, Arbër Sejdiu u dënua me 15 vjet burgim.
Ndaj këtij vendimi palët kanë të drejt të ankohen në shkallën e dytë, pra atë të Apelit.
Ndryshe, si vendim meritor, dënimin e tij, e kanë quajtur dhe Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu e Presidentja Vjosa Osmani.

Burgimi i përjetshëm
Në kodin penal të Republikës së Kosovës, denimi maksimal, apo ajo që gjërësisht njihet si “dënimi kapital”, që mund të marrë një gjykatë ndaj kryerësit të veprës është denimi me “burgim të përjetshëm”.
Para rastit të Krivaqës ky vendim u mor 7 herë, por asnjëherë nuk e mori “vulën” përfundimtare nga gjykatat.
Prej kur ka hyrë në fuqi Kodi Penal i Republikës së Kosovës, 1 janar 2013, denimi maksimal u shqiptua 7 herë.
6 janë personat që morën këtë dënim, pasi në një rast i njëjti përson u dënua dy herë.
Megjithëse i kemi 7 raste e 6 njerëz ndaj të cilëve u aktivizua neni më i rëndë i kodit penal, i njëjti asnjeherë nuk i kaloi të gjitha shkallët e gjyqësorit.
Pra, në Kosovë numri i atyre që e vuajnë përjetësisht burgun, me një verdikt përfundimtar të gjykatave është zero.
Disa nga rastet kur ky dënim u shqiptua – për tu anuluar ose zbutur më vonë
Vrasja në Kazino
Për një vrasje në marsin e vitit 2019 në një kazino në Suharekë, ish-polici Shefki Spahiu u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata në Prizren. Dënimi u vërtetua edhe në Apel, por që Gjykata Supreme pas ankesës për mbrojtje të ligjshmërisë, zbuti dënimin në 25 vjet burgim.
Avokati i Spahiut, Emrush Kastrati ka folur për Gazetën Nacionale, duke treguar se si kjo lëndë e mori “kthesën” pas kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë, që Spahiu e kishte bërë në supreme.
“Gjykata Themelore në Prizren, e pati denuar me burgim të përjetshëm klientin tim. Edhe apeli e pati vërtetutar dënimin. Pastaj pata bër këkresë për mbrojten e ligjshmërisë në Gjykatën Supreme, aty pastaj u vendos që dënimi i klientit tim të zbutet nga burgim i përjetshëm në dënim me 25 vite burgim.
Edhe pas këtij vendimi, disa medie patën raportuar se klientit tim i ka mbetur dënimi me burgim të përjetshëm, ende e gjeni këtë lajm që nuk është i vërtetë. Mendoj që disa nga mediet kanë problem me gjuhën juridike dhe nuk i raportojnë drejt rastet." ka thënë Kastrati
Pjetër Ndrecaj për vrasjen e gruas së tij
Ndrecaj shtiu me armë mbi gruan dhe vajzën e tij 9 vjeçare, duke i lënë të vdekura të dyja në vend.
Për këtë vepër Gjykata Themelore në Gjakovë si dhe ajo e apelit e kishin dënuar me burgim të përjetshëm autorin.
Ky vendim i themelores edhe pse i qëndroi filtrit të apelit, ai u zhbë në testin përfundimtar.
Gjykata Supreme e prishi këtë vendim duke e kthyer lëndën në rigjykim.
Vrasja e Donjeta Pajazitajt
Më 23 qershor të vitit të kaluar ishte hera e fundit, para rastitt Krivaqës, kur gjykatat e Kosovës vendosën për një denim të tillë.
Naser Pajazitaj u dënua nga Gjykata e Ferizajt që pjesën e mbetur të jetës ta kalojë në burg për vrasjen e bashkëfsahtarës së tij Donjetës.
Saga e këtij rasti është e gjatë. Naser Pajazitaj njëherë ishte shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Pejës, herën tjetër ishte dënuar përjetësisht për tu prishur edhe ky vendim nga Apeli, e për tu ndërruar vendi i gjykimit, për në gjykatën e Ferizajt, e cila para pak ditësh ia shqiptoi Ndrecajt burgimin e përjetshëm përsëri.
Në këtë rast tashmë ka një aktgjykim lirues ndaj Naser Pajazitajt.
Vrasja e Sabile Mavrovqanit nga bashkëshorti
Nuhi Mavroqani gjithashtu vrau gruan e tij. Vrasja e Sabile Mavroqanit pati “trishtuar” opinionin publik, përshkak të mënyrës mizore të kryerjes së kësaj vrasje.
Sabilja u godit disa herë me shufër metalike në kokë, nga burri i saj Nuhiu.
Edhe ky rast u kthye në rigjykim nga instancat më të larta, për tu vendosur më pas fati i kësaj lënde në Gjykatën Themlore të Gjilanit, aty ku trupi gjykues vendosi që autorit, të kësaj vepre, Nuhi Mavroqanit të i shqiptohet dënim me burgim 25 vite.
Çka thotë ligji?
Denimi me burgim të përjetshëm është i paraparë në nenin 44 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe përmban 3 paragrafë: