Zgjedhjet më të ashpra në Turqi, si po shkon Erdogan drejt balotazhit?
Beteja e Turqisë për presidencën duket se do të shkojë në balotazh, me të dy pretendentët të bindur se janë duke fituar.
Pas 20 vjetësh në pushtet, Recep Tayyip Erdogan ka folur nga ballkoni i selisë së partisë së tij, duke thënë se ishte i bindur se do të fitonte edhe një mandat tjetër, e edhe pse sondazhet e para kishin treguar gjasa më të mëdha për fitore të kundërshtarit të tij, Kemal Kilicdaroglu, rezultatet jo të plota e kanë lënë atë prapa në raundin e parë.
Me 97.95% të votave të numëruara, Anadolu Agency ka raportuar se Erdogan ka 49.34% të votave, krahasuar me 44.99% që kanë shkuar për kundërshtarin e tij kryesor, Kemal Kilicdaroglu - që do të thotë se asnjëri nuk mund të pretendojë një fitore të plotë.
Kujtojmë se Turqia mban zgjedhje çdo pesë vjet. Kandidatët presidencialë mund të propozohen nga partitë që kanë kaluar pragun prej 5% të votuesve në zgjedhjet e fundit parlamentare, ose ato që kanë mbledhur të paktën 100,000 nënshkrime në mbështetje të nominimit të tyre.
Detaje në VIDEON E PLOTË: