VIDEO: Fjalimi i plotë i Hashim Thaçit - NACIONALE

VIDEO: Fjalimi i plotë i Hashim Thaçit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nga pesë të akuzuarit e krerëve të ish-UÇK-së, Hashim Thaçi, ish-drejtor politik i organizatës për çlirimin e Kosovës, ishte i pari që mbajti një fjalim pasi prokuroria dhe mbrojtja thanë fjalën e tyre në fillim të procesit gjyqësor.

Gjykata Speciale u themelua mbi pretendimet e raportit të Dick Martyt, ku thuhej se gjatë luftës në Kosovë, kishte pasur trafikim të organeve në Shtëpinë e Verdhë.

Ish-presidenti Hashim Thaçi e tha me mburrje në fjalimin e tij se meqë në aktakuzën e tij nuk përmendet trafikimi i organeve, as Shtëpia e Verdhë, tash është i kënaqur që bota e di se këto pretendime nuk qëndrojnë.

Procesi gjyqësor pritet që të zgjasë disa vjet, por Thaçi në fund tha se pret që ky proces të jetë i drejtë dhe i shpejtë.

“Unë jam gati që të përballem me këtë sfidë të re dhe të kem sukses për familjen, popullin dhe vendin tim. Rruga jonë drejt lirisë ishte e gjatë dhe shumë e vështirë. Isha student në Zvicër, i strehuar politik kur u masakrua familja Jashari në mars të vitit 1998. Si shumë shqiptarë nga diaspora, edhe unë u ktheva të ndihmoja vendin tim dhe u bashkova për rezistencë” – tha Thaçi.

“Bota tani e di, sot si rezultat i këtij procesi, se nuk kishte trafik organesh dhe se shtëpia e verdhë nuk ka ekzistuar kurrë. Tani e dimë se edhe unë, edhe UÇK-ja, edhe populli i Kosovës, gjithë shqiptarët jemi shfajësuar nga këto akuza. E vërteta është thënë dhe reja e zezë mbi Kosovën është hequr. Kjo sakrificë ia ka vlejtur” – tha Thaçi ndër të tjera.

Lajme të ngjashme