Video ekskluzive brenda laboratorit të drogës që u gjet në një fshat të Pejës
Gazeta Nacionale ka publikuar pamje ekskluzive brenda laboratorit për kultivimin e kanabisit që u gjet në Jabllanicë të Vogël të Pejës.
Pamjet mund t’i ndiqni më poshtë.
Ndërkohë, laboratori u zbulua të shtunën në një operacion mes prokurorisë dhe policisë.
Prokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Sahide Gashi, ka bërë të ditur se në laborator përdoreshin pajisje të avancuara për krijimin e kushteve të kultivimit të drogës.
“Kemi marë informata nga puna në terë nga Njësiti i Antidrogës në Pejë, dhe nga burimet e sigurta i kemi konfirmuar fillimisht ato informata dhe pasi kemi siguruar urdhrin e gjykatës kompetente sot Njësiti bashkë me prokurorin e shtetit kemi ardh në kontrollorë në lokacionet e dyshuar e cila ka rezultuar me sukses. Ku kemi gjete lokacionin e saktë, një laborator dhe bimët të cilat kanë qenë në proces e sipër të kultivimit, pajisje jashtëzakonisht të avancuara për krijimin e kushteve për kultivim. Kemi dyshuar se energjia elektrike për kultivimin e tyre është duke u shfrytëzuar në mënyre ilegale e kemi thirrë në vendin e ngjarjes edhe Njësiti i KEDS-it”, ka thënë Gashi për Dukagjinin.