"Veç pse jam i gjatë me trup": Lirim Jakupi del para Apelit për vrasjen e dajës në Gjilan, i fajëson mediat pse është në burg
Lirim Jakupi, Afrim Ismailoviq dhe Faton Osmani, u sollën sot në Gjykatën e Apelit.
Kujtojmë se në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Themelore e Gjilanit i kishte shpallur fajtor për vrasje të rëndë dhe armbajtje paleje Lirim Jakupajn dhe Afrim Ismailovic, ndërsa Faton Osmanin për ndihmë në kryerjen e vrasjes së Bakush Veselit.
Mbrojtja e të akuzuarve nuk ka qenë e kënaqur, andaj ishin ankuar në Gjykatën e Apelit, ku sot u mbajt edhe seanca.
“Unë jam i pafajshëm, qe tre vite jam në burg i pafajshëm, vetëm se më ka falë Zoti kështu të gjatë. Këtu më kanë pru mediat...Zoti gjykatës nëse këtu kish pas profesionalizëm, nëse kish pas guxim shkalla e parë nuk është dashur fare kjo lëndë të vij këtu”, tha Lirim Jakupi.
DETAJE NGA SEANCA: