Vdekja e 37 vjeçarit: Çka dihet deri tash? - NACIONALE

Vdekja e 37 vjeçarit: Çka dihet deri tash?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një 37-vjeçar u gjet dje pa shenja jete në Çagllavicë.

Bashkim Salihu, dyshohet se kreu vetëvrasje shkaku i presionit nga fajdexhinjtë.

Tashmë Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Shtytje në vetëvrasje”.

Skender e Albion Tasholli, babë e bir nga Lipjani dhe Ekrem Gashi, janë tre të arrestuarit nga policia.

Skender Tasholli e Ekrem Gashi si duket janë emra të njohur për organet e drejtësisë në Kosovë, pasi që Tasholli ishte arrestuar para disa viteve për armëmbajtje pa leje dhe kanosje ndaj qytetarëve votues në Lipjan, pasi që i njëjti është edhe anëtar i LDK-së.

Ekrem Gashi në anën tjetër kishte qenë i kërkuar nga Interpol për grabitjen e armatosur në Mbretërinë e Bahrain, ku ishin vjedhur ora luksoze me vlerë mbi 1.1 milionë euro.

Ai ishte arrestuar në vitin 2013 në Shqipëri, ndërsa ishte ekstraduar më vonë në Republikën e Kosovës.

Lajme të ngjashme