Vazhdon “lufta” për një faqe të Facebook-ut, Haxhiu-Osmanit: “Faqet zyrtare janë pronë e institucionit e jo të individit”
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se faqet zyrtare në rrjetet sociale janë pronë e institucioneve dhe jo e individëve, duke theksuar rëndësinë e transparencës institucionale për qytetarët.
Haxhiu ka bërë këto komente pasi ish-presidentja Vjosa Osmani ka riemërtuar faqen zyrtare të Presidencës.