Tradhtia, problem kryesor i çifteve në Kosovë – “Gratë e falin tradhtinë, kurse burrat jo"
Psikologia Lumnije Telaku, në emisionin TOK foli për ndarjet e dhimbja që përjetohet pas tyre. Telaku theksoi se në marrëdhëniet toksike, marrëdhëniet seksuale janë të nivelit shumë të ulët.
Ajo tregoi se kur një çift ndahet, edhe i dhimbsen vitet që i kanë humbur si dhe vitet të cilat i kanë planifikuar për të ardhmen.
Telaku tha se nëse cilësia paramartesore nuk ka qenë e mirë, por duhen duhet të punojnë me psikolog në mënyrë që t’i identifikojnë problemet që i kanë.
E sa i përket klientelës së saj, ajo thotë se në Kosovë çiftet kanë probleme të ndryshme duke filluar nga dhuna e tradhtitë.
“Kur kemi të bëjmë me tradhëtitë, aty është ajo thyerja e zemrës. Po fatmirësisht çiftet kanë filluar të punojnë me veten. Çka është interesante, ka çifte që ka mbi 20 vite martesë dhe vazhdon të tradhëtohet në mënyrë të përsëritshme, dhe prap nuk e merr guximin të ndahet. E kjo si pasojë e faktorëve social, nuk ka ku të ik, mos të zhgënjehen fëmijët... edhe turpi i familjes, mos te marrin vesh etj”.
Psikologia tha në Kosovë është shumë e rrallë ta pranohet tradhëtia e gruas, burrat menjëherë kërkojnë ndarje.
“Po u tradhëtua burri , ndihet i cenuar. I është ceuar, burrëria e karakteri tij. Nuk ndalen ti gjejnë arsyet se pse ka ardhur deri te kjo. Shumë pak burra e dijnë që gratë e lumtura nukl tradhtojnë. E burrat edhe nga historia njihen sikur janë gjahtarë, nuk janë të gjithë burrat kështu”.
Ndër të tjerash, psikologia Telaku tha se edhe pse ka gra që nuk ndahen pas tradhëtisë, kur e marrin vesh e përjetojnë shumë rëndë.
"Asnjë grua nuk e dëshiron një person të tretë në mes, asnjë grua nuk do ta ndaj burrin me dikë tjetër”.
VIDEO: