Tmerri me ujëra të zeza te Rruga B: A e mbajtën fjalën pushtetarët?
Drejtori i Investimeve Kapitale në komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, i kishte premtuar Burim Pacollit se deri më 5 maj komuna do të ndërhynte në rrugën B, në një pjesë ku banorët përjetonin tmerrin nga ujërat e zeza.
“5 maj në rregull është, besoj 5 maj kryhet”, i thotë Havolli, Burimit para dy javësh.
Burimi shkoi aty për të parë nëse është mbajtur premtimi.
“Deri këtu ku jemi po, por mbetet kjo pjesa kah zebrat që e patëm cekë se mundet të jetë gypi i shtypun, po deri këtu është ok”, thotë një qytetar që kishte lajmëruar problemin te Burimi.
“Ka përfundu praktikisht ai problem që ka qenë, ka përfundu më 3 maj. Në ditën e parë të punës kam shku aty dhe e kam pa që është problem i madh dhe kemi ndërhy”, thotë Havolli.
“Pjesa e kanalizimit që ka shkaktu problem përgjatë rrugës B është zgjidhe, kjo është me rëndësi”, thotë ai.
Kronika e plotë e Burim Pacollit;