Fisnik Syla akuzohet sërish për mashtrim - Publikohet rrëfimi i mërgimtares - NACIONALE

Fisnik Syla akuzohet sërish për mashtrim - Publikohet rrëfimi i mërgimtares

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Personazhi Fisnik Syla po akuzohet sërish për mashtrim.

Pas qytetarit të parë që ka folur për Nacionale, duke thënë se Fisnik Syla e ka mashtruar për një biznes me ora luksoze të dorës, duke i marrë mbi 13 mijë euro, tashmë është paraqitur viktima e dytë që po pretendon se është mashtruar nga Fisnik Syla.

Në një intervistë me gazetarin Oqean Dërmaku, viktima ka rrëfyer se si është mashtruar nga Fisniku, duke bërë publike edhe bisedat me të.

Kujtojmë se Fisnik Syla kur është telefonuar nga Nacionale për rastin e parë, ka mohuar akuzat ndaj tij.

Ndërkaq, për rastin e dytë të mërgimtares, i njëjti ka thënë se gjatë javës së ardhshmë do t'i përgjigjet gjitha akuzave në një intervistë për Nacionalen. Ndiqeni videon në vazhdim:

Lajme të ngjashme