Surrati i Hovenierit dhe Escobarit pas takimit me Kurtin - NACIONALE

Surrati i Hovenierit dhe Escobarit pas takimit me Kurtin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës së djeshme, i dërguari i ShBA-ve për Ballkan, Gabriel Escobar, e mbajti një takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Ajo që la përshtypje dhe me të cilën u morëm në këtë video ishin grimasat e fytyrës së tij, dhe të ambasadorit Jeff Hovenier.

Sot Escobar në një intervistë për Radio Evropa e Lirë bëri me dije se Kurti i kishte refuzuar propozimet e tij për çështjen e dinarit. Dje, ishte më me shpresë. E megjithatë, përtej shpresës i shprehej një frustrim i madh.

Qysh para se të futej në takim, ai merr frymë goxha thellë - ndoshta duke e ditur se me kë do të takohej pas pak. Më pas, del në konferencë për media e thotë se çështja po bëhej "humanitare", e që ishte një akuzë mjaft e rëndë ndaj Qeverisë së Kosovës.

Ndiqeni videon e mëposhtme:

Lajme të ngjashme