Skandali i Qemajl Krasniqit në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, Komisioni mori masa qesharake
Oqean Dërmaku
Në vazhdën e raportimeve për dyshimet për keqpërdorime edhe skandale brenda Institutit të Psikiatrisë Forenzike, në videon më poshte, flasim konkretisht për Qemajl Krasniqin, i cili është ushtrues detyre si kryeinfermier i krejt Klinikës së Psikiatrisë Forenzike, por gjithashtu aktualisht është edhe ushtrues detyre i repartit B, pra repartit për trajtim të detyrueshëm.
Dyshohet se Qemajl Krasniqi, fillimisht ka bërë disa shkelje të rënda që prej themelimit të Institutit e deri më sot, por që çuditërisht i njëjti është ende në punë në Institutin e Psikiatrisë Forenzike.
Dikush prej punonjësve të Institutit, gjatë këtij viti, ka deponuar tek sinjalizuesi i QKUK-së një mori shkeljesh ligjore ndaj Qemajl Krasniqit, të cilat disa janë edhe të natyrës penale.
Sinjalizusi i QKUK-së, në bazë të këtyre dëshmive, e ka njoftuar drejtorin e ShSKUK-së, Elvir Azizin.
Pas kësaj, Elvir Azisi ka formuar një Komision hetimor, ku ka hetuar dyshimet e prentenduara të cilat ishin deponuar tek Sinjalizuesi.
Komisioni ka gjetur në total 4 shkelje, mes të cilave, që janë keqmenaxhim serioz dhe keqpërdorim i detyrës.
Në videon më poshtë, kemi biseduar prej një prej shkeljeve të cilat i ka gjetur Komisionit. (Të tjerat gjatë ditëve në vijim).
Shkelja e parë është kjo: më 11 nëntor të vitit 2015, kryeinfermieri i repartit C, Qemajl Krasniqi, duke shfrytëzuar pozitën e tij, ka provuar që të kryej një favor ndaj një të paraburgosuri me inicialet A.G., i cili ka qenë duke u trajtuar ne Repartin e Ekspertizave, pra ku kryeinfermiet ka qenë vetë Qemajl Krasniqi në atë kohë.
Në këtë repart, për sigurinë kujdeset Shërbimi Korrektues i Kosovës, pra njëjtë si në burg dhe Qemajl Krasniqi, ka tentuar që përmes dy gardianëve dhe një infermieri kujdestar të cilët ishin në ndërrim në 11 nëntorin e vitit 2015, ta fusë bashkëshorten e të paraburgosurit A.G., në repart për marrëdhënie intime.
E gjitha kjo është e dokumentuar dhe Nacionale ka siguruar dosje në bazë të Ligjit për qasje në dokumente publike.
Gardianët kanë dëshmuar për krejt këtë rast dhe kanë drejtuar gishtin kah Qemajl Krasniqi, madje për shumë, kanë thënë se ‘iu është ofruar edhe mito”, pra ‘bakshish” për ta favorizuar të paraburgosurin A.G.
Tash shtrohet pyetja?
Pse rasti që ka ndodhë në vitin 2015, është mbajtur i fshehtë deri në vitin 2024?
Pra është raportu tek këtë vit... Për këtë çështje ka qenë në dijeni edhe ish drejtori i Sherbimit Korrektues te Kosoves, Sokol Zogaj, i cili po në vitin 2015, kur kishte nodhur ngjarja, i ishte drejtuar me email zyrtar ish-drejtorit të Institutit të Psikiatrisë Forenzike, Gani Halilaj.
Ja çka thotë Sokol Zogaj, në një pjesë të e-mailit, pra ia përmend disa mosmarrëveshje me Qemajl Krasniqin e pastaj thotë:
“Kulminacioni i të gjitha shkeljeve për ne dhe që nuk mund ta tolerojmë ka qenë ai i datës 11 nëntor 2015, kur poi njëjti ushtrues detyre kryeinfermier është përzier direkt dhe ka interferuar në punën e Shërbimit Korrektues të Kosovës, ku ka ndërhy për qëllime të panjohura për neve në mes të familjarëve të burgosurit A.G. dhe në emër të dr.Fahri Drevinjës dhe të juajin ka tentuar që të burgosurit t’i mundësojë një vizitë (të lirë) me bashkëshorten pas orarit të rregullt të vizitave në një hapësirë jashtë repartit “C”, e cila kërkesë e tij edhe përkundër insistimeve nuk është realizuar dhe për këtë kemi pranuar tri raporte me shkrim nga personeli në detyrë”
Do të thotë e ka njoftuar ish drejtorin e institutit per shkeljet e Qemajl Krasniqit, sepse ligjerisht, Qemajl Krasniqi nuk kishte të drejtë të përzihej në punën e gardianëve të Shërbimit Korrektues sepse kjo do të nënkuptonte sikur dikush të shkojë në burg dhe ta lejonte bashkëshorten e të burgosurit në dhomë me të burgosurin.
Sokol Zogaj në atë kohë ka kerkuar suspendimin ose ndërrimin e menjehershëm të Qemajl Krasniqit nga reparti i ekspertizave.
Ashtu edhe ka ndodhë, por e vetmja masë që është ndërmarrë në atë kohë nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike ndaj Qemajl Krasniqit, ishte që prej kryeinfermierit të Repartit C ose të Ekspertizave, e kanë zhvendosë si kryeinfermier të Repartit B, pra Repartit për trajtim të detyrueshëm që është në të njëjtin Institut.
Gabimi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, në këtë rast ka qenë që nuk e ka njoftuar Policinë e Kosovës për këtë rast, përndryshe Qemajl Krasniqi me shumë gjasë do të ishte arrestuar po atë ditë, për këtë shkelje skandaloze.
Që nga data kur e ka bë këtë shkelje, Qemajl Krasniqi e ka pasë të ndaluar rreptësisht të hyjë në repartin C.
Kjo ka zgjatë deri kur ne pozitën e drejtorit te Institutit të Psikiatrisë Forenzike ka ardhë Shpend Haxhibeqiri në vitin 2021.
Çuditërisht me ardhjen e Shpend Haxhibeqirit si drejtor ne IPFK, edhe pse ka qenë i njoftuar per shkeljet e Qemajl Krasniqit, e edhe qe e kishte të ndaluar të hynte ne repartin C për shkak te shkeljeve qe ka bë, Shpend Haxhibeqiri shkon nje hap më tutje, edhe e emeron Qemajl Krasniqin kryeinfermier te IPFK-se edhe ne kundershtim me ligjin, ia mundëson që në të njëjtën kohë me mbetë edhe kryeinfermier i repartit B.
Si është e mundur me u emëru kryeinfermier i klinikës një punëtor që e ka të ndaluar me hy në gjysmën e klinikës edhe a është njoftu administrata e QKUK-së që ky tash i ushtron dy pozita, se kjo është shkelje direkte?
Krejt këto vepra, jane te natyrave penale.
Qemajl Krasniqi në vitin 2015 gjithashtu, është akuzuar nga mbikëqyrsi i Shërbimit Korrektues te Kosoves, Bedri Franca, se ka bë shkelje të randë duke i kontrollu kamerat e sigurisë në repartin C, pra aty ku ka qenë kryeinfermier.
Edhe kjo ka qenë e vërtetuar, pra edhe për këtë ekziston njoftim zyrtar ku Bedri Franca e ka njoftuar ish drejtorin e IPFK-se.
Edhe për këtë, asnjë masë.
Këto shkelje që raportuam bashkë edhe me tri shkelje të tjera për të cilat do të flasim e shkruajmë ditëve në vijim, e kanë dërguar Qemajl Krasniqin në Komision Disiplinor, por çuditërisht, për krejt këto shkelje, ai është dënuar me vetëm 50% heqje në pagë.
As masë suspenduese, e asnjë masë tjetër.
Sot e asaj dite ai vazhdon të ushtrojë detyrën e kryeinfermierit të komplet Klinikës dhe detyrën e kryeinfermierit të Repartit B, për trajtim të detyrueshëm.
Për rastin që e folëm me lart, kur është dërguar shkelja në Komision Disiplinor, i njëjti nuk e ka marrë parasysh me arsyetimin se ‘rasti është parashkruar sipas legjislacionit në fuqi”.
Cilit legjislacion?
Por kjo është e rëndë, për faktin se Komisioni thotë se është parashkruar, anipse ka ndodhë në vitin 2015, bëhet fjalë për një shkelje të rëndë.
VAZHDON...